Romano e konfirmon Messin te PSG-ja

Eksperti i transferimeve të futbollistëve në skenën ndërkombëtare, Fabrizio Romano, e ka konfirmuar transferimin e Lionel Messit te skuadra franceze, Paris Saint-Germain.

“Paris Saint-Germaini është afër që ta transferojë Leo Messin, e konfirmuar. PSG-ja po përgatit ofertën zyrtare deri në qershor të vitit 2023 për Messin dhe babanë e tij, Jorgen, në orët e ardhshme. Messi është i hapur që t’i bashkohet PSG-së. Neymari po bën shtytje të madhe në 24 orët e fundit. PSG-ja është kaq, kaq shumë me besim. PSG-ja është i vetmi klub që i është afruar Leo dhe Jorge Messit drejtpërdrejtë që prej të enjtes në mbrëmje – pa përdorur ndërmjetësues. “Të bindur” se Leo po vjen”, ka shkruar Romano në “Twitter”. /koha