Rrëshqitje dheu në Kinë, 14 persona humbin jetë dhe pesë të zhdukur

Një rrëshqitje dheu në provincën Sichuan të Kinës jugperëndimore ka vrarë 14 persona dhe ka lënë pesë të tjerë të zhdukur, raporton CNNgreece.

Mësohet se rrëshqitja e dheut ka ndodhur në një zonë malore pranë qytetit të Lesanit në pjesën jugore të provincës. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.

Shiu i dendur kishte rënë prej dy ditësh në qytetin e Leshanit para rrëshqitjes së dheut.