Rreziqet me të cilat do të ballafaqohet islami në të ardhmen!

Rreziqet me të cilat do të ballafaqohet islamin në të ardhmen!

Pjesa e dytë:

4. Rreziku tjetër me të cilin është ballafaquar Islami në të kaluarën dhe do të ballafaqohet në të ardhmen është çekuilibri moral i cili islamin e shfaqë në një formë sikur të ishte aleat i padrejtësis apo edhe më keq si mbështetës i regjimeve totalitare, kjo sidomos në shoqëritë me fetari më të lartë, ku padrejtësit e pushtetarëve është dashur gjithmonë të mbulohen me petkun fetarë, për të ftohur sa do pak revoltën e popujve karshi këtyre pushtetëve, siç po ndodh edhe sot me gjitha ato fetwa të parregullta, kinse protestat dhe revolucionet qenkanë të ndaluara fetarisht.

Pra, është një sfidë shumë e nderlikuar kur Islami përdoret për të arsyetuar dhe justifikuar padrejtësinë dhe tiraninë e sistemeve të ndryshme totalitare, në fakt kjo dukuri paraqet rrezikun më të madh për Islamin, marrë parasyesh edhe përvojën e feve tjera në këtë kontekst.

Problemi i këtij rreziku qëndron edhe në faktin që shumë njerëz nuk kanë aftësi abstraksionale për të bërë dallimin midis Islamit dhe muslimanëve apo midis tekstit të Kur’anit dhe asaj që thotë hoxha apo myftiu. 

Sidomos kur ata shohin klerikë që përfaqësojne këso mendime, në mendjet e tyre krijohet përshtypja se Islami justifikoka vrasjen dhe gjakderdhjen,(siç shohim disa nga myftinjë të sotëm që justifikojnë dhe arsyetojnë vrasjen dhe gjakderdhjen qe bëjnë pushtetarëve duke shtypur dhe vrarë revolucionarët e lirë në vendet arabe).

Ky pra është njëri nga rreziqet më të këqija për fenë Islame, sepse kjo bën që njerëzit të humbasin besimin në Islam dhe mund të dyshonin në mundësin e arritjës një drejtësie nën hijen e Islamit.

5. Po ashtu, një nga rreziqet me të cilat përballet Islami sot është një lloj konzervatorizmi dhe pamundësie për t’u shndërruar në një mesazh mbarë njerëzorë në këtë epokë të globalizmit.  Fatkeqësisht, disa muslimanë e kanë shndërruar Islamin në një identitet lokal atdhetar qoftë apo kombëtar, kështu që Islami është bërë sikur të jetë një sistem moral vetëm për myslimanët, nëse ju thuhet atyre, për shembull: Jepni lëmoshë edhe për jomuslimanët, ata thonë jo, ne ia japim vetëm muslimanëve, ndërkaq Allahu thotë: “All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj.) t’ju takojnë vetëm: të varfërve(nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare (punonjësëve që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet”. Dmth nuk sinjalizon se gjitha grupet qe meritojnë zekatin duhet të jenë musliman, siç thotë në ajetin tjetër: “Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varfërve, jetimëve dhe të zënëve robër”. Pra nuk thotë të varfërve, jetimëve vetëm musliman.

Pra, vlerave islame nuk guxojmë t’ua ngushtojmë gamën e tyre sepse ato në esencë janë vlera universale njerëzore.

6. Një nga rreziqet më të mëdha, mbase edhe më të këqija me çka po përballet e ardhmja e Islamit, është sektarizmi shkatërrues që po prish çdo ditë strukturën shoqërore dhe lidhjet njerëzore.

Nëse e shikojmë këtë çështje nga konteksti i historikë i feve, veçanërisht Krishterimit, do të vrejmë luftëra të përgjakshme destruktive sektare midis katolikëve dhe protestantëve me vite të tëra, çka mund të konstatojmë pa dyshim se një nga shkaqet e mosbesimit apo mendimit të keq për fenë në shoqëritë perëndimore sot, janë luftërat sektare që këto shoqëri i përjetuan dikur, sidomos në shekujt XVI dhe XVII.

Këto luftëra sektare i bënë njerëzit të humbnin besimin në fe, në gjitha institucionet fetar dhe të gjithçka qe lidhet me fenë, pyetje shtrohet si do ta shohin gjeneratat e ardhshme çështjen fesë Islame nëse vazhdohet me këtë nivel të ndarjeve dhe luftërave sektare?!.

Kohëve të fundit muslimanët nuk kanë qenë në gjendje të ndërtojnë shoqëri të drejtësisë dhe lirisë në të cilën nuk ekzistojnë standarde të dyfishta dhe asnjë lloj diskriminimi.

Nuk kanë arritur gjithashtu të ndërtojnë mendësi gjithëpërfshirëse që nuk do ta refuzonte shumësinë e mendimeve, medh-hebeve dhe e doktrinave në shoqëritë tyre dhe kjo është arsyeja pse kemi përfunduar këtë gjendje të përgjakshme.

Sektarianizmi në shoqëritë muslimane u zhvillua duke u kapur në trashëgimit dhe ngjarjet historike për t’i shndërruar më vonë në ideologji fanatike që do të bësohet në to më shumë se sa në fe.

Feja dhe shpallja e Zotit na bashkon, e historia shpesh na ndanë dhe nëse nuk arrijmë të bëjmë dallimin midis këtyre dy elementëve, do të mbetemi përherë në këtë problem.