Rrëzohet një avion ushtarak në Turqi

Një avion ushtarak është rrëzuar në Gülşehir të provincës Nevşehir të Turqisë. Në rajon janë dërguar ekipe shëndetësore dhe të zjarrfikësit.

Ende nuk dihen shkaqet e rrezimit, dhe nuk ka pasur njoftime te menjehershme nese rrezimi ishte aksidental, apo pasoje e prishjeve.

Avioni i quajtur F-16 ishte në një mision trajnimi kur ndodhi përplasja, thanë forcat e armatosura turke (TSK). /MESAZHI/