Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rritet në 72,082 numri i të vrarëve në Gaza që nga tetori...

Rritet në 72,082 numri i të vrarëve në Gaza që nga tetori 2023

Numri i të vrarëve nga gjenocidi izraelit në Rripin e Gazës ka arritur në 72,082, ndërsa 171,761 persona janë plagosur që nga 7 tetori 2023, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Sipas të njëjtave burime, gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës kanë mbërritur 9 viktima, prej të cilave 6 trupa janë nxjerrë nga rrënojat, si dhe 4 të plagosur. Ende ka persona nën rrënoja dhe nëpër rrugë, pasi ekipet e ndihmës së shpejtë dhe të shpëtimit nuk po arrijnë t’u qasen disa zonave.

Burimet shtuan se që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 618, ndërsa i të plagosurve në 1,663. Gjithashtu, janë nxjerrë 726 trupa nga rrënojat gjatë kësaj periudhe. /mesazhi