Albert Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka deklaruar, se rritja e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk e rrit efikasitetin e luftës kundër korrupsionit, por përkundrazi do ta dobësojë atë.
Ai në një postim në Facebook shkruan se emërimet e prokurorëve dhe gjyqtarëve në masë të madhe janë bërë në bazë të lidhjeve me partitë politike dhe nëse të njëjtit tash provojnë të luftojnë korrupsionin, të dalin kundër interesave të politikanëve të korruptuar, rrezikojnë të humbin pagat e larta.
“Përgjithësisht kemi pasur në pushtet politikanë të korruptuar. Korrupsioni luftohet kur në pushtet janë politikanë të pa korruptuar, kur prokurorët e gjyqtarët emërohen në bazë të meritave, kur atyre ju garantohet mbrojtje dhe siguri në punë, e tek pastaj mund të flasim për rritje të pagave”, shkruan Krasniqi.








