Rrugët në pjesën hebreje të Kudsit mbetën të zbrazëta në natën e vitit të ri

Ndërkohë që metropolet e botës prisnin me entuziazëm dhe argëtim vitin 2022, në Kudsin Perëndimor ku jeton kryesisht popullata hebreje nuk janë mbajtur festime për vitin e ri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bulevardin “Yafa” e cila është qendër e jetës shoqërore dhe kulturore në Kudsin Perëndimor, nuk janë vërejtur “pemë të Krishtlindjeve, dekorime apo ndonjë gjurmë të vitit të ri”.

Hebrenjtë në përgjithësi njihen me mungesën e interesit të tyre për traditat të cilat nuk janë në kulturën e tyre.

Rrugët e Kudsit Perëndimor mbetën të zbrazëta kryesisht se këtë për shkak se viti i ri përkoi me Shabat, ditën e shenjtë të hebrenjve. /aa