Ballina Lajmet Kosovë Rrustem Mustafa këshilltar i Thaçit, ishte emëruar qysh në muajin shkurt

Rrustem Mustafa këshilltar i Thaçit, ishte emëruar qysh në muajin shkurt

Ish-deputeti i PDK-së dhe njëherit anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Rrustem Mustafa është emëruar këshilltar i presidentit Thaçi.

Emërimi i tij sipas deklarimit që ai ka bërë në AKK ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti, shkruan lajmi.net.

Ndonëse një gjë e tillë nuk ishte bërë publike asnjëherë, Mustafa duket se ka disa muaj që ushtron këtë pozitë.

Si të ardhura vjetore nga presidenca, Mustafa ka deklaruar plotë 18 mijë euro.

Përveq kësaj, Mustafa ka deklaruar edhe një objekt banimi në pronësi të tij me vlerë prej 500 mijë eurosh.

Lajmi.net ka provuar të marrë një përgjigje nga Mustafa për emërimin e tij në këtë post, mirëpo deri më tani nuk është përgjigjur.