RTX 4090 thyen rekorde botërore me frekuencën 3.7Ghz

Përmes dy konektorëve 16-pin, TeamOGS arriti të dërgonte 1000W në kartën grafike e cila e ftohur me nitrogjen të lëngshëm goditi frekuencën 3705Mhz në testimet GPUPI.

Nvidia RTX 4090 është përshpejtuar në frekuencën 3.7Ghz duke vendosur disa rekorde të reja botërore.

Përmes dy konektorëve 16-pin, TeamOGS arriti të dërgonte 1000W në kartën grafike e cila e ftohur me nitrogjen të lëngshëm goditi frekuencën 3705Mhz në testimet GPUPI.

OGS arriti vendin e 13-të në GPUPI me këtë kartë grafike dhe është rezultati më i lartë regjistruar ndonjëherë me një kartë të vetme grafike.

GPUPI nuk është një testues intensiv i kartave grafike. Është një testim compute por RTX 4090 gjithashtu mori rekordin botëror në 3DMark Port Royal.

Me frekuencën 3570Mhz shënoi një rezultat prej 31,096 pikësh duke zënë vendin e pestë në renditje ndërsa ishte më e fuqishmja sepse katër vendet e para zihen nga çifte RTX 3090.

Kartat grafike e testuar është prodhuar nga Galax dhe mposht modelin standard RTX 4090 me afro 1 mijë pikë.

Lajmi vjen një ditë përpara se AMD të prezantojë gjeneratën e re të kartave grafike RDNA 3 të cilat mbeten për tu parë sesi konkurrojnë me konkurrentët e Nvidia. /PCWorld Albanian