Rumania zgjedh kryeministrin e ri, BE me dy Orban: në mbiemra e jo frymë!

Të hënën, Partia Liberale në Rumani zgjodhi Ludovic Orban, si kryeministër të ri, për t’i dhënë fund një krize politike, e cila ka bllokuar formimin e Komisionit të ri Evropian.

Eshtë një koinçidencë që Rumania do ketë një kryeminëstër me të njëjtij mbiemër si fqinja Hungari, që do të thotë se dhe BE-ja do ketë dy Orbanë brenda saj.

Qeveria e re u miratua me shtatë vota më shumë se minimumi i kërkuar prej 233 sosh.

Orban dhe ministrat e tij u betuan para Presidentit Klaus Iohannis.

Kabineti i Orbán, pason qeverinë e rrëzuar me 10 tetor dhe do të lejojë emërimin e një kandidati rumun për postin e komisionerit evropian.

Gjithsej 240 deputetë dhe senatorë votuan në favor të qeverisë në parlamentin prej 465 anëtarësh, ndërsa e majta bojkotoi seancën.

Ish-ministër i Transportit, Ludovic Orban, 56 vjeç, vjen si kryeministër pas rrëzimit të socialdemokrates Viorica Dancila.

Zgjedhja e tij është një lajm i mirë për Presidente e re të Komisionit Europianm Ursulu von der Leyen, ekipi i të cilit nuk ishte i plotë pa komisionerin rumun, shkruan tesheshi.

Orban është zotuar të propozojë një kandidat për këtë post, sapo të marrë detyrën.