Rusia pranon përdorimin e bombave me vakum në Ukrainë – VIDEO

Ushtria ruse, në rajonin e Kharkivit, po përdor raketat e saj më të fundit. Sipas një zyrtari të lartë të ushtrisë ruse, i cili foli në kushte anonimiteti për agjencinë ruse TASS, bëhet fjalë për raketat TOS-2 Tosocka. Këto janë raketa termobarike ose siç njihen bomba me vakum.

Ato krijojnë shpërthime të mëdha duke e djegur gazin gjatë shpërthimeve, ndërsa thithin oksigjenin nga zonat ku bien raketat, raportoi BBC-ja.

Javën e kaluar, Ukraina akuzoi Rusinë për përdorimin e armëve termobarike, të njohura edhe si bomba vakum, qysh në ditën e gjashtë të agresionit.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Rusia ka konfirmuar më parë se po përdor raketat TOS-1 Soncepjok kundër objektivave ukrainase në Donbas, por jo edhe TOS-2 Tosocka. /koha