Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?

Tretja është mënyra se si trupi juaj e kthen ushqimin në karburant.

Mesatarisht ky proces zgjat 24 deri në 72 orë, por sa kohë i duhet trupit tuaj për të tretur ushqimin kjo varet nga çfarë konsumoni, sasia që konsumoni, tretja, metabolizmi dhe aktiviteti fizik.

Sa kohë i nevojitet organizmit të shëndetshëm për të tretur ushqimin?

Sigurisht që në varësi të ushqimit që konsumojmë ndikohet edhe kohëzgjatja e procesit të tretjes.

Nëse konsumoni produktet e mishit, sistemit tuaj tretës do t’i duhet 1 deri në 3 ditë për ta tretur plotësisht atë.

Gjithçka lidhet me faktin se mishi ka proteina të cilat përbëhen nga amino-acide. Janë pikërisht këto aminoacide që kërkojnë më shumë kohë që të shpërbëhen.