Sadiku drejt Turqisë

Skuadra turke Istanbul Bashakshehir ka shprehur interesimin për shërbimet e lojtarit të kombëtares shqiptare Armando Sadiku.

Sipas mediave turke, Istanbul Bashakshehir është e gatshme të paguajë yllin shqiptar me 900 mijë dollarë për sezon.

Legia, skuadër kjo polake ku aktualisht luan Sadiku, ka kërkuar 1.5 milionë euro për kartonin e futbollistit të njohur