Salah i nervozuar me Federatën e Egjiptit, refuzon të luajë ndeshjen e fundit kundër Arabisë Saudite

Mohamed Salah pa dyshim që është njëri nga futbollistët tek të cilët është përqendruar vëmendja gjatë kohës sa po zhvillohet Kupa e Botës.

Mirëpo, sulmuesi egjiptian ka befasuar me një veprim të tij. Pas humbjes nga Rusia (1:3), ai është larguar nga kombëtarja,i pakënaqur me kushtet dhe atmosferën. Po ashtu, Salah ka paralajmëruar se nuk do të luajë në ndeshjen e fundit kundër Arabisë Saudite.

Sulmuesi i Liverpoolit i ka kritikuar ashpër zyrtarët e federatës, duke i akuzuar se kombëtarja nuk ka pasur qetësi gjatë përgatitjeve, pasi në kampin e saj kanë shkuar biznesmenë të ndryshëm, familjarë madje turistë nga Egjipti.

Salah kishte dashur që kombëtarja të jetë e izoluar dhe të përqendrohet vetëm në Kupën e Botës, por kjo kërkesë nuk iu pranua.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Egjiptit, Hany Abo Rida, ka bërë përpjekje të bindë yllin kryesor të skuadrës të ndërrojë mendimin, por si duket nuk ia ka dalë dhe egjipitianet me siguri që kundër Arabisë Saudite do të luajnë pa futbollistin e tyre më të mirë.