Salah ka dhuruar para për të ndihmuar palestinezët

Mohammed Salah, ylli egjiptian i futbollit, lojtar kombëtares së vendit të tij dhe Liverpool-it në Angli, ka dhuruar para për të mbështetur palestinezët në Rripin e Gazës, i cili është nën sulme dhe bllokadë intensive nga Izraeli.

Rami al-Nazar, drejtor ekzekutiv i Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane, e cila merret me ndihmën për Rripin e Gazës, tha se Salah i ndihmoi palestinezët.

“Muhamed Salah dhuroi fonde për popullin palestinez”, tha Nazar, duke shtuar se kjo nuk ishte një akt i rrallë për Salah pasi nuk ishte hera e parë që ai e bënte këtë brenda apo jashtë Egjiptit.

Nazari, me kërkesë të Salah, nuk ka dhënë informacion për shumën e ndihmës.

Në sulmet ajrore izraelite në Gaza, 2,750 palestinezë janë vrarë deri më tani, mes tyre shumë gra e fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 9,700.

Më herët u njoftua se më shumë se 750 fëmijë ishin në mesin e të vrarëve në sulmet izraelite.

Autoritetet shëndetësore njoftuan gjithashtu se 58 vdekje u regjistruan në Bregun Perëndimor, me të paktën 1,250 të plagosur. /tesheshi