Sami Lushtaku i mbledhë udhëheqësit e institucioneve duke u shtruar mish e raki (Foto)

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci dhe shumë zyrtarë të tjerë të institucioneve, janë mbledhur së bashku sot për të shënuar siç duket “festën” e 1 majit.

Në shoqëri të tyre është parë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari. Të gjithë këta së bashku i ka pritur në konak ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Fadil Nura. Nura ka shkruar ” Në Drenicë ( Prekaz), një ndej për qef me bartësit e institucioneve!”.

Në konakun e Sami Lushtakut nuk kanë munguar as mezet me mish dhe pijet alkoolike, ndonëse në tryezë shihej i shërbyer caji tradicional. Me sa duket dua ia mësyer shisheve të alkoolit, të parëve të vendit po iu turbullohet pamja dhe gjithcka po iu duket në terezi.