Samsung ndërton fabrikën 17 miliardë dollarëshe të prodhimit të çipeve

Puna në këtë fabrikë nis në 2022 dhe përfundon në 2024 ndërsa përfaqëson investimin më të madh bërë nga Samsung në SHBA.

Samsung do të ndërtojë një fabrikë 17 miliardë dollarëshe për prodhimin e çipeve në Teksas të Shteteve të Bashkuara si pjesë e një përpjekje për të rritur kapacitetet prodhuese dhe adresuar krizën globale të çipeve.

Gjiganti Koreano-Jugor i çipeve do të ndërtojë një fabrikë prej 5 milionë m2 ndërsa në të do të prodhohen çipe për smartfonët dhe kompjuterët, inteligjencën artificiale dhe teknologjinë 5G.

Puna në këtë fabrikë nis në 2022 dhe përfundon në 2024 ndërsa përfaqëson investimin më të madh bërë nga Samsung në SHBA.

Kriza e çipeve është shndërruar në një pengesë të vështirë për shumë biznese në mbarë botën. Mbylljet e fabrikave për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe shtrëngimi i zinxhirëve të furnizimit besohet se kanë qenë shkaktarët e kësaj krize. /PCWorld Albanian