SBASHK-u pret që gjykata ta hedhë poshtë vendimin për kompensimin e orëve

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, e ka quajtur joligjor vendimin e Ministrisë së Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë (MAShT) për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës trejavëshe.

Ai ka shprehur optimizëm se Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë në favor të SBASHK-ut sa i përket kompensimit të orëve.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Jasharaj ka bërë me dije se derisa të merret ky vendim orët e humbura nuk do të kompensohen as të shtunave, as në pushimin pranveror dhe as në fund të vitit shkollor.

Megjithatë, ai ka paralajmëruar se SBAShK-u do ta respektojë çfarëdo vendimi që do ta marrë gjykata.