Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Scholz: Centralet e mbetura bërthamore do të funksionojnë deri në 2023

Scholz: Centralet e mbetura bërthamore do të funksionojnë deri në 2023

Ndërsa partitë në koalicionin tripartiak të Olaf Scholz vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje lidhur me përdorimin e energjisë bërthamore, kancelari gjerman vendosi që tre centralet e mbetura të vendit të funksionojnë deri më 15 prill 2023, sipas një zëdhënësi të qeverisë në Berlin.

Gjermanisë i është dashur të ristrukturojë rrjetin e saj të energjisë për shkak të një ndërprerjeje në furnizimin me gaz rus si pasojë e luftës në Ukrainë. Reduktimi i furnizimit me gaz dhe rritja e çmimeve kanë rritur shqetësimet për mungesë të ngrohjes dhe energjisë këtë dimër.

Një zgjidhje që po shqyrtohet ka qenë përdorimi i përkohshëm i centraleve bërthamore që ishin planifikuar të hiqeshin gradualisht sipas një propozimi të qeverisë.

Partitë në koalicionin qeverisës të Gjermanisë nuk kanë qënë në gjendje të arrinin një marrëveshje për përdorimin e energjisë bërthamore, pavarësisht bisedimeve të nivelit të lartë gjatë fundjavës. /atsh