Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Scholz, Macron dhe Michel takohen me kryeministrin armen

Scholz, Macron dhe Michel takohen me kryeministrin armen

Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron u takuan sot me kryeministrin armen Nikol Pashinyan gjatë një samiti të liderëve evropianë në Granadë, Spanjë.

“Tre politikanët nënvizuan mbështetjen e tyre të palëkundur për pavarësinë, sovranitetin, integritetin territorial dhe paprekshmërinë e kufijve të Armenisë”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të botuar pas takimit.

Michel, Scholz dhe Macron thanë se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje shtesë humanitare për Jerevanin, pasi rreth 100 000 armenë të Nagorni-Karabahut u larguan përtej kufirit të Azerbajxhanit në Armeni.

“Tre politikanët mbeten të përkushtuar ndaj të gjitha përpjekjeve drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit”, thuhet në deklaratë. /atsh