Scholz paralajmëron për rrezikun e një krize të rëndë ushqimore

Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi për rrezikun e një krize të rëndë ushqimore, si rezultat i luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

“Për të qenë i qartë, përgjegjësia për këtë i takon vetëm Rusisë”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin holandez Mark Rutte në Hagë.

Scholz vuri në dukje se Rusia aktualisht po bllokonte rrugët tregtare për eksportet globale të grurit nga Ukraina, një vend i njohur si “Shporta e Bukës së Evropës”.

Ai i kërkoi botës që të mos qëndrojë duarkryq dhe të lërë më të varfërit e botës të paguajnë çmimin e agresionit rus. /atsh