Scholz premton 2 miliardë euro për fondin e klimës

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se Berlini kërkon të sigurojë 2 miliardë euro (2.2 miliardë dollarë) për Fondin e Gjelbër të Klimës, nga i cili përfitojnë vendet në zhvillim, në konferencën e klimës COP28 të organizuar nga Ministria e Jashtme gjermane.

Scholz shpjegoi gjithashtu se si transformimi në neutralitetin e klimës kërkon mbështetje financiare, gjatë komenteve në Dialogun e Klimës në Petersberg të mërkurën.

Kjo e bën Gjermaninë donatorin e parë të madh që njofton kontributin e saj për konferencën financuese që do të mbahet në tetor në Bon.

Paratë janë të destinuara për vendet në zhvillim, për t’u mundësuar atyre të investojnë në projekte për mbrojtjen e klimës, të përshtaten me ndryshimet klimatike dhe të ndërtojnë ekonomi më miqësore ndaj klimës.

Scholz do të theksoj objektivin global të detyrueshëm për zgjerimin e energjisë së rinovueshme në konferencën e ardhshme të klimës.

Përfaqësues nga rreth 40 vende janë ndër pjesëmarrësit e konferencës që mbahet në Gjermani çdo vit që nga viti 2010, këtë herë për të përgatitur konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike COP28 që do të zhvillohet në Dubai, në nëntor.

Megjithatë, aktivistët e klimës kritikuan Scholz, duke thënë se investimet në energjinë e rinovueshme janë të pamjaftueshme dhe se është gjithashtu i nevojshëm heqja e të gjitha lëndëve djegëse fosile. /atsh