Scholzi pret Macronin në Berlin – VIDEO

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mirëpritur presidentin francez, Emmanuel Macron në Berlin të hënën.

Ai e ka uruar atë për marrjen e detyrës, shkruan BBC.

Scholz ka thënë se bashkëpunimi i mirë mes Francës dhe Gjermanisë është i rëndësishëm dhe të dyja vendet po punojnë bashkë për të mirën e Evropës.

Askush nuk mund ta dinte se lufta në Ukrainë do të shpërthente, thotë ai, ose se “mijëra e mijëra do të përjetonin vdekjen dhe shkatërrimin”, si rezultat.

“Ne kemi përjetuar një pikë kthese në histori”, ka shtuar ai. /koha