Së paku 19 fëmijë me leukemi vdesin nga ilaçi i skaduar në Jemen

Së paku 19 fëmijë me leukemi kanë vdekur në Jemen për shkak se janë mjekuar me ilaçe me afat të skaduar.

Dhjetëra fëmijë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore shkaku i ilaçit të skaduar.

Fëmijët mes moshave tre deri në 15-vjeçare, kanë vdekur në spitalin e Sanaas pasi janë mjekuar me ilaçin e skaduar kundër kancerit.

Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se fëmijët janë trajtuar me ilaçin e trafikuar.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë, së paku 50 fëmijë kishin marrë kimioterapinë e njohur si metotreksat, të prodhuar në Indi.

Për shkak të luftës në Jemen, janë pakuar burimet bazë, përfshirë ushqimin dhe ilaçet. Kjo gjendje ka mundësuar lulëzimin e rrjeteve të mëdha të trafikimit të ilaçeve dhe ushqimit.

Dhjetëra doktorë në fshehtësi kanë bashkëpunuar me trafikantët për të siguruar ilaçet për klinikat e tyre private. /koha