Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të hidhet në votim Demarkacioni me Malin e Zi, do të mbahet gjatë ditës së nesërme në ora 11.
Kështu kanë bërë të ditur burimet e lajmi.net, nga të cilat thuhet se seanca e cila ishte paraparë fillimisht të mbahej gjatë ditës së dielë e pastaj ishte shtyr për një datë të pacaktuar, do të mbahet gjatë ditës së enjtë (nesër) në orën 11.
Kundër ka dal partia e Albin Kurtit, VV, merr vesh lajmi.net.
Ndryshe ratifikimi eventual i Demarkacionit do të zhbllokonte procesin shumë të rëndësishëm për Kosovën, atë të liberalizimit të vizave.








