Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s thotë se përgjigja e Izraelit duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke iu drejtuar Këshillit Nordik në Norvegji, denoncoi sulmin e Hamasit, por tha se përgjigja e Izraelit duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar.

“Ne dënojmë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit”, tha Stoltenberg. “Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme që përgjigja e Izraelit të bëhet brenda ligjit ndërkombëtar, që jetët e civilëve të mbrohen dhe që ndihma humanitare të arrijë në Gaza”, shtoi ai.

Komentet e Stoltenberg vijnë pasi ministri i Jashtëm norvegjez Espen Barth Eide tha se Izraeli mund të mos ketë respektuar ligjin ndërkombëtar në bombardimet e tij ndaj Gazës. /mesazhi