Senegali mposht Ekuadorin, kualifikohet tutje

Senegali do t’i kalojë grupet e Botërorit, si skuadra e dytë nga grupi A.

Kombëtarja e Senegalit ka fituar me rezultatin 1:2, kundër Ekuadorit, në kuadër të grupit A, shkruan lajmi.net.

Senegalezët kaluan në epërsi në pjesën e parë, në fund, në minutën e 44′, me anë të Ismaila Sarr. Sarr shënoi nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë ishte një prej pjesëve më interesante të këtij Botërori.

Ekuadori kërkonte barazimin për të shkuar tutje. Golin e barazimit e gjeti Caicedo në minutën e 68′, për t’i çuar në festë ekuadorianët.

Por, reagimi i Senegalit ishte shumë i shpejtë, me anë të Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi shënoi në minutën e 70′ për 1:2.

Me këtë fitore, Senegali kalon në fazën tjetër të garave, dhe e kthen Ekuadorin në shtëpi.

Senegali numëron 6 pikë pas tri ndeshjeve, kurse Ekuadori 4. Katari mbetet pa pikë derisa Holanda shkon si e para me 7 pikë.