Serbi, mbi 45 për qind e të rriturve janë vaksinuar kundër COVID-19

Në Serbi deri më tani 45,3 për qind e popullatës së rritur është vaksinuar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), tha kryeministrja e këtij vendi, Ana Brnabiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo tha se kjo nuk është e mjaftueshme për imunitetin kolektiv dhe u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht të rinjve, që të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur.

Brnabiç në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd priti gjysmë milioni doza të vaksinave kineze Sinopharm.

“Me pritjen e kontingjentit të vaksinave kineze, i cili arriti në aeroportin ‘Nikola Tesla’ këtë mëngjes, të gjitha vaksinat e dakorduara me Sinopharm mbërritën, që është 4,2 milionë doza, në përputhje me marrëveshjen”, deklaroi Brnabiç. /aa