Serbia dhe Rusia merren vesh për gazin, Presidenca: Deri kur BE do ta tolerojë këtë?

Sot, Serbia dhe Rusia janë marrë vesh për tregti të gazit natyror.

Serbia do të furnizohet me gaz natyror nga Rusia në kohën kur shumica e vendeve perëndimore kanë vendosur sanksione ndaj shtetit rus pas agresionit mbi Ukrainën, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe shefi i stafit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Blerim Vela.

Ai nëpërmjet një postimi në Twitter ka thënë se Serbia si kandidat në BE në vend se të përafrohet me sanksionet e BE-së, po thellon bashkëpunimin me Rusinë.

“Deri kur BE do ta tolerojë këtë?” ka pyetur ai.