Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Serbia dhe Ukraina synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike

Serbia dhe Ukraina synojnë forcimin e lidhjeve ekonomike

Serbian President Aleksandar Vucic and Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy

Serbia dhe Ukraina kanë shprehur gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe për të shqyrtuar mundësinë e një marrëveshjeje për tregti të lirë.

Serbia ka deklaruar gjithashtu se do të ndihmojë në rindërtimin e qyteteve ukrainase dhe do të ofrojë ndihmë për Ukrainën.

Dy vendet synojnë të zgjerojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të forcojnë marrëdhëniet dypalëshe, në një kohë kur Ukraina po përballet me nevoja të mëdha për rindërtim si pasojë e luftës. /mesazhi