Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Serbia merr sinjalet e para nga ulëset e reja të BE-së

Serbia merr sinjalet e para nga ulëset e reja të BE-së

Zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini tha pas votimit në zgjedhjet e Parlamentit Europian se ideja e që Serbia t’iu bashkohet BE-së është “me interes”.

“Unë kam takuar me presidentin serb dhe se Serbia duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian është diçka me interes gjeografikik, shoqëror dhe kulturor, por Turqia jo, ajo nuk ka të bëjë fare me të. Por nuk jam kundër për të zgjeruar BE-në më disa vende të afërta – pse jo ?, “tha Salvini.

Partia e Salvinit ka fituar zgjedhjet e Parlamentit Evropian, sipas të dhënave të paplota nga vendvotimet. Partia e tij mori 33.8 përqind të votave dhe shumica e deputetëve do të vijnë nga radhët e kësaj partie.

“Faleminderit, Itali. Partia më e mirë e Italisë do ta sfidojë Evropën,” tha Salvini në videoklipin e postuar në Facebook mbrëmë. /Mesazhi/