Serbia nuk ndryshon

Është interesant një pjesë nga ditari i një vajze të re serbe e cila shkruan se si janë emërtuar institucionet edukative ku ajo shkollohet:

“Jetoj në shtëpinë time ne rrugën ‘Stanisallav Galiq’ numër 92 (i dënuar me burgim të përjetshëm). Është kjo një rrugicë e vogël në qytetin tonë në të cilin nuk ka shumë automjete dhe ne fëmijët mund të lozim tërë ditën pa frikë se mund të na ndodhë diçka. Për çdo mëngjes, unë dhe shoqja ime Jelena, që jeton në rrugën ‘Momir Nikoliq’ (i dënuar me 20 vjet burg) nr. 69, shkojmë bashkë në shkollë. Kuptohet, për të shkuar në shkollë duhet të kalojmë nëpër sheshin “Radosllav Kërsitq” (i dënuar për krime kundër njerëzimit me 35 vjet burg) dhe nëpër parkun ‘Lubomir Borovqanin’ (i dënuar me 17 vjet burg). Në rrugë deri në shkollë, përherë ndalemi pak për të lozur në kopshtin e fëmijëve ‘Milan Lukiq’ (i dënuar me burg të përjetshëm për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit). Kur edukatorët na largojnë nga luhaja, shkojmë deri në bibliotekën e qytetit që mban emrin ‘Milomir Stakiq’ (i dënuar me burg të përjetshëm) që të kthejmë librat që kemi marr. dhe të marrim të tjerat. Nga biblioteka, kur kthehemi deri në shkollën tonë që mban emrin ‘Biljana Pllavshiq’ (e dënuar me 11 vjet burg) arrijmë për pesë minuta. Unë dhe shokët e mi jemi nxënës të shkëlqyeshëm dhe dëshirojmë të regjistrohemi në shkollën e mesme ‘Momçillo Kraishnik’ ( i dënuar me 20 vjet burg), por për këtë duhet të kemi të gjitha notat pesëshe dhe të jemi të nderuar me çmim (‘Vukovi sa Vuçjaka’). Pas mësimit shkojmë në trajnim gjimnastike ritmike në klubin ‘Dushko Tadiq’ (i dënuar me 20 vjet burg) dhe ne jemi kampione të Republika Srpska dhe nënkampione të Serbisë së Madhe. Kuptohet do të jemi shumë më të mirë kur të ndërtohet kompleksi sportiv ‘Radovan Karaxhiq’ ( i dënuar me burg të përjetshëm, edhe për gjenocid) bashkë me stadiumin olimpik ‘Ratko Mlladiq’ (po ashtu i dënuar me burg të përjetshëm për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid). Unë jam anëtare e qetes se vëzhguesve ‘Radosav Bërgjanin’ (i dënuar me 30 vjet burg). Në mbrëmje, kur kthehemi në shtëpi, zakonisht në FB ‘çetnikojmë’ me shokët tanë nga tërë Republika Srpska, nga Serbia dhe gjithë diaspora serbe”.

Shkëputje nga:
Serbia dhe promovimi i “trimërive” të kriminelëve të dënuar në Hagë
Adem Nimani, Telegrafi.com