Sergio Ramos: E marr përsipër fajin për dështimin e Realit

Sergio Ramos thotë se ai e ka fajin për kartonin e verdhë që ia dha UEFA, dhe se e paranon fajin edhe per humbjen e titullit në Ligën e Kampionëve.

Ramosit i është dhënë një ndalim i dyfishtë nga UEFA për “marrjen e kartonit të verdhë me qëllim”. Pasi fitoi tre Ligat e Kampionëve rresht, Reali doli kokë ulur pas humbjes 4-1 në Bernabeu.

“Absolutisht ishte një gabim i imi,” tha ai.

“Unë e marr fajin 200%.”

Në një seri postimesh në llogarinë e tij në Twitter, kapiteni i Real Madridit gjithashtu nisi të mbrojë klubin, në mes të spekulimeve në rritje për të ardhmen e trajnerit Santiago Solari.

Zinedine Zidane do të kthehet si menaxher i Real vetëm 10 muaj pas largimit, sipas ekspertit evropian të futbollit Guillem Balague.