Seria Galaxy Z ka tejkaluar shitjet vjetore të serisë Galaxy Note në Evropë

Galaxy Z Flip5 është vlerësuar për dizajnin e tij unik me menteshën Flex dhe ekranin e përmirësuar që është 3,78 herë më i madh se gjenerata e mëparshme.

Samsung Electronics njoftoi se në Evropë, pajisjet Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Z Fold5 kanë tejkaluar rekordin e shitjeve krahasuar me modeleve të mëparshme.

“Telefonët e fundit të serisë së palosshëm po shiten super shpejt.Në fakt, shitjet vjetore të pajisjeve tona të palosshme kanë tejkaluar shifrat e shitjeve në Evropë ” tha Benjamin Braun, Shefi i Marketingut, Samsung Europe në konferencën për shtyp të Samsung të mbajtur në IFA Berlin 2023 më 31 gusht.

Më 11 gusht, Samsung njoftoi disponueshmërinë e Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 në 38 vende në të gjithë Evropën. Që nga lançimi, dy pajisjet e palosshme kanë shënuar një rekord të ri shitjesh, duke tejkaluar atë të gjeneratës së mëparshme.

Nisja dhe suksesi i fuqishëm i smartfonëve të rinj të palosshëm në tregun europian pasqyron rritjen e kërkesës për  kategorinë e smarphone-ve të palosshëm. Ekspertët e industrisë parashikojnë që vëllimi vjetor i shitjeve të Samsung për telefonat inteligjentë të palosshëm, duke përfshirë Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5, mendohet të tejkalojnë 10 milionë njësi këtë vit. Në Europë, raporti i shitjeve midis Galaxy Z Flip5 dhe Z Fold5 është rreth 7:3. Për sa i përket ngjyrave, për modelin Galaxy Z Flip5, ngjyrat grafit dhe mente patën interes të lartë të konsumatorëve, ndërsa për modelin Galaxy  Z Fold5 ngjyra e zezë dhe blu e akullt ishin të njohura.

Galaxy Z Flip5 është vlerësuar për dizajnin e tij unik me menteshën Flex dhe ekranin e përmirësuar që është 3,78 herë më i madh se gjenerata e mëparshme. Në veçanti, FlexCam ka mahnitur përdoruesit në Europë, duke ofruar një përvojë të gjithanshme të kamerës unike në pajisjet e palosshme. Galaxy Z Fold5 është një paketë inovative e produktivitetit, që ofron Taskbar dhe S Pen, duke përmirësuar përvojën e përdoruesve, duke u mundësuar atyre të kryejnë shumë detyra njëkohësisht. Duke shfaqur dizajnin më të hollë dhe më të lehtë në mesin e të gjitha serive Z Fold, me një reduktim të peshës prej 10 g, Samsung ka marrë reagime pozitive bazuar në tregut europian ndaj Z Fold5.