Sërish përleshje mes protestuesve dhe policisë në Iran

Protestuesit në Iran u përballën me forcat e sigurisë të premten në qytetin juglindor të Zahedanit.

Pas disa javësh trazirash dhe demonstratash të nxitura nga vdekja e Mahsa Aminit vazhdon të rritet bilanci i viktimave.

Zahedani, ku protestat fillimisht nisën pas akuzave për përdhunimin e një vajze nga një oficer policie, është bërë rajoni më vdekjeprurës i trazirave.

– Advertisement –
Protestat mbarëkombëtare janë shtrirë në të gjithë Iranin, në mbi 125 qytete. Të paktën 270 njerëz janë vrarë dhe rreth 14 mijë protestues janë arrestuar, sipas grupit të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Iran.

Aktivistët vlerësojnë se vetëm në Zahedan, rreth 100 njerëz janë vrarë që nga tubimi i 30 shtatorit, që shkaktoi një reagim të dhunshëm të policisë.