Sezoni i ri i Fortnite sjell “Attack on Titan”

Loja Fortnite e cila mund të quhet si një ndër lojërat më të pëlqyera në gjithë botën është përditësuar dhe opsioni Attack on Titan mund të përdoret nga të gjithë. Ky opsion na jep mundësinë të qarkullojmë rreth ishullit në Battle Royale dhe mund të vazhdojnë luftimet pa hasur probleme si më parë.

Loja rrit versionin e saj me këtë përditësim duke e çuar në 24.40 dhe opsioni i ri do të bëjë që të godasësh kundërshtarët nga poshtë ose të sulmosh me raketa. Personazhet që do të shtohen do të jenë anime dhe mendohet që do të tërheqin shumë të rinj sepse pëlqehen nga të gjithë.