Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, zhvilloi të hënën një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet në Siri dhe riafirmuan mbështetjen për unitetin e vendit dhe përpjekjet kundër terrorizmit, transmeton Anadolu.
Sipas një deklarate të presidencës siriane, të dy liderët theksuan “rëndësinë e ruajtjes së unitetit territorial dhe pavarësisë së Sirisë” dhe shprehën mbështetje për “të gjitha përpjekjet që synojnë arritjen e stabilitetit”.
Në deklaratë thuhet se të dyja palët nënvizuan nevojën për të “garantuar të drejtat dhe mbrojtjen e popullit kurd brenda kornizës së shtetit sirian”.
Dy presidentët ranë gjithashtu dakord “të vazhdojnë bashkëpunimin në luftën kundër ISIS-it (DEASH) dhe për t’i dhënë fund kërcënimeve të tij”, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, të dy liderët shprehën një aspiratë të përbashkët për të parë “një Siri të fortë dhe të bashkuar, të aftë të përballet me sfidat rajonale dhe ndërkombëtare”.
Biseda telefonike trajtoi gjithashtu një sërë çështjesh rajonale, me theks të veçantë në “rëndësinë e dhënies së Sirisë një mundësi të re për të ecur drejt një të ardhmeje më të mirë”, thuhet më tej në deklaratë.

