SHBA dëshiron të nxjerrë Turqinë nga programi tregtar për “vendet në zhvillim”

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, me arsyetimin për ekonominë e zhvilluar të Turqisë, ka njoftuar se dëshiron ta nxjerrë Turqinë nga Programi i Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (General System of Preferences-GSP), që ofrohet për vendet në zhvillim dhe lejon hyrjen pa doganë të disa produkteve në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një letër të cilën Trump ia ka dërguar Kongresit. Në letër thuhet: “Dëshiroj t’iu njoftoj qëllimin tim për të nxjerrë Turqinë nga Programi i Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP) i cili ofrohet për vendet në zhvillim”.

“Duke patur parasysh situatën ekonomike të Turqisë po e hedh këtë hap sepse mendoj që tashmë ajo nuk duhet të jetë më në listën e vendeve në zhvillim që përfitojnë nga GSP. Ulja e varfërisë, rritja e prodhimin kombëtar për kokë banori dhe e importeve me vendet që zhvillojnë tregti janë tregues i tregtisë së zhvilluar, sektorëve. Përveç këtyre, Turqia falë ekonomisë së saj të zhvilluar dhe marrëveshjeve të ndërsjella që ka bërë ka arritur në nivelin e vendeve të tjera të zhvilluara duke kaluar edhe në programet GSP të vende të tjera”, thotë Trump në letrën e tij.

Ndërkohë në letër është theksuar se SHBA-të do të vazhdojë marrëdhëniet tregtare me Truqinë të bazuara në drejtësi dhe reciprocitet.

Gjithashtu Trump në një letër tjetër dërguar Kongresit ka shprehur qëllimin e tij për nxjerrjen edhe të Indisë nga programi GSP e cila në vitet e fundit ka qenë një nga përfituesit kryesor në programin në fjalë.

Sipas informacioneve nga burimet zyrtare të SHBA-ve programi GSP i cili hyri në fuqi në vitin 1974, ofronte hyrjen pa doganë në tregun amerikan të 3.474 produkteve për gjithsej 131 vende, përfshirë edhe Turqinë.