SHBA, dhjetëra të arrestuar në përleshjet mes protestuesve dhe policisë

Dhjetëra persona janë arrestuar në përleshjen mes protestuesve dhe policisë në Georgia të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Departamenti i Policisë së Atlantës (APD), thuhet se ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve që donin të ndalonin ndërtimin e Qendrës së Trajnimit të Sigurisë Publike në Atlanta, e cila është planifikuar të ndërtohet në qytetin Atlanta.

Në deklaratë theksohet se protestuesit të veshur me të zeza kanë hyrë në vendin e ndërtimit dhe kanë hedhur gurë të mëdhenj, tulla, kokteje molotovi dhe fishekzjarre ndaj policëve.

Më tej thuhet se materialet në zonën e ndërtimit janë djegur dhe asgjësuar nga protestuesit dhe janë ndaluar 35 protestues.

Personat që protestojnë për ndërtimin e “Qytetit të Policisë” (Cop City) mund të vazhdojnë protestat e tyre edhe në ditët në vijim.