SHBA do të trajtojë ‘gjenocidin’ Ujgur në bisedimet me Kinezët

Zyrtarët amerikanë do të trajtojnë “gjenocidin” ndaj muslimanwve ujgur të Kinës javën e ardhshme në bisedime me zyrtarët kinezë në Alaskë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin do të takohen me homologët e tyre kinezë më 18 dhe 19 Mars pas udhëtimit të tyre të parë jashtë shtetit në Japoni dhe Korenë e Jugut.

“Adresimi i gjenocidit kundër myslimanëve Ujgur do të jetë një temë diskutimi me kinezët direkt javën e ardhshme,” tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. /Mesazhi.com