Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA – McHenry kryetari i ri i përkohshëm i Dhomës së Përfaqësuesve

SHBA – McHenry kryetari i ri i përkohshëm i Dhomës së Përfaqësuesve

WASHINGTON, DC - JANUARY 05: U.S. Rep.-elect Patrick McHenry (R-NC) talks to fellow members-elect in the House Chamber during the third day of elections for Speaker of the House at the U.S. Capitol Building on January 05, 2023 in Washington, DC. The House of Representatives is meeting to vote for the next Speaker after House Republican Leader Kevin McCarthy (R-CA) failed to earn more than 218 votes on several ballots; the first time in 100 years that the Speaker was not elected on the first ballot. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Patrick McHenry, republikan nga konteja Lincoln, do të shërbejë si kryetar i përkohshëm i Dhomës së Përfaqësuesve, derisa dikush të zgjidhet për të pasuar Kevin McCarthy nga Kalifornia, i cili u largua dje.

McHenry, 47 vjeç, filloi të shërbente në Kongres në 2002 dhe ishte si një nga aleatët kryesorë të McCarthy në rolin e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ai ishte paraqitur si një pasardhës i mundshëm, nëse McCarthy do të largohej nga roli i tij drejtues, por mbetet e paqartë se kur mund të zgjidhet një zëvendësues.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve ka një listë sekrete pasardhësish dhe McHenry ishte në krye të listës.

Ky është një moment i paprecedentë në historinë e SHBA-së.

Asnjë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA nuk është hequr ndonjëherë me një rezolutë për ta larguar.

Por, kur McCarthy bëri një marrëveshje, në janar, me grupin parlamentar të së djathtës ekstreme Freedom House në këmbim të votave të tyre, ai ra dakord të zvogëlonte numrin e anëtarëve të Dhomës që nevojiteshin për të kërkuar largimin e tij.

Dhe përfaqësuesi Matt Gaetz e shfrytëzoi këtë mundësi të hënën duke bërë një mocion për të hequr liderin e tij si kryetar.

Republikanët e Karolinës së Veriut votuan për të mbajtur McCarthy, përfshirë përfaqësuesin Dan Bishop, një republikan i kontesë Charlotte që kandidon për prokuror të përgjithshëm.

Kongresi ka kohë deri më 17 nëntor për të miratuar një projektligj shpenzimesh për të shmangur një mbyllje të qeverisë, por kjo nuk mund të funksionojë derisa të zgjidhet një kryetar i ri i përhershëm. /atsh