SHBA shprehë mirënjohje ndaj Turqisë për çështjen e Afganistanit

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) John Kirby tha se janë mirënjohës ndaj Turqisë për mbështetjen e saj në funksionimin e sigurt të Aeroportit të Kabulit “Hamid Karzai”.

Me tërheqjen nga Afganistani, sytë janë kthyer nga Turqia për mbrojtjen e Aeroportit të Kabulit.

Duke komentuar në lidhje me këtë çështje në konferencën e përditshme për shtyp, zëdhënësi Kirby tha se trupat amerikane janë ende të pranishme në aeroportin e Kabulit dhe se statusi i tyre atje do të vlerësohet pasi tërheqja të përfundojë.

“Ne jemi ende në bisedime me Turqit se si do të jetë siguria në aeroport, ne u jemi mirënjohës atyre që janë të gatshëm të drejtojnë këtë përpjekje,” tha Kirby.

Mbështetja e Turqisë për këtë çështje u ngrit gjithashtu në konferencën për shtyp të Departamentit amerikan të Shtetit, me zëdhënësin Ned Price i cili tha se: “Mirëpresin fuqimisht rolin konstruktiv të Turqisë në lidhje me tërheqjen dhe situatën e gjerë të sigurisë në Afganistan, si dhe mbështetjen e saj për proces diplomatik”. /trt