SHBA – Turqisë: Përmbahu në Siri

Shtëpia e Bardhë i kërkoi Turqisë të tregojë “përmbajtje” në operacionin ushtarak në Afrin të Sirisë, duke thënë se ky veprim ushtarak po rrezikonte që të përkeqësoj një krizë humanitare, dhe po e prishte atë që kishte qenë “një zonë e qëndrueshme”.

“Ne i bëjmë thirrje Turqisë të tregojë përmbajtje në veprimet dhe retorikën e saj ushtarake,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders në një konferencë.

Operacioni ushtarak “Dega e Ullirit” ka për qëllim neutralizimin e militantëve kurd të organizatave terroriste PKK/PYD, të cilat kanë ndërmarrë sulme të shumta brenda Turqisë dhe kanë cënuar sigurinë në vend.

Duke qenë fqinj i afërt me Sirinë, Turqia strehon më tepër se 3 milion refugjat sirian, por trazirat nëpër vijën kufitare me Sirinë nuk janë të pakta.

Që nga fillimi i konfliktit pothuajse 6 vite më parë, atëherë kryeministri, e tani presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kundërshtuar regjimin e Assadit dhe ka përkrahur opozitën e moderuar siriane. /MESAZHI/