Shefi i EULEX-it: I tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se është tmerruar nga sulmi ndaj Policisë së Kosovës sot, në orët e para të mëngjesit, ku një polic është vrarë, një është plagosur e një tjetër është lënduar.

Barbano i ka shprehur ngushëllime të thella familjarëve të policit të vrarë në Zveçan.

“Të tmerruar nga sulmi i dhunshëm i sotëm kundër Policisë së Kosovës. Ngushëllimet e mia më të thella familjes së policit të vrarë në krye të detyrës. Iu uroj shërim të shpejtë dy efektivëve të plagosur”, ka shkruar ai në “X”.