Shefi i OKB-së thirrje për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit

Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres tha të dielën gjatë një mbledhje të Këshillit të Sigurimit se ajo që po ndodh mes Izraelit e Gazës ishin diçka tejet e tmerrshme e bëri thirrje për ndalim të menjëhershëm të luftimeve.

Guterres tha se Kombet e Bashkuara “po angazhojnë në mënyrë aktive të gjitha palët drejt një armëpushimi të menjëhershëm”, ai i bëri thirrje atyre “të lejojnë që përpjekjet për ndërmjetësim të intensifikohen e të kenë sukses”. /voa