Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Shefi i ushtrisë turke do të vizitojë Arabinë Saudite për Paktin e...

Shefi i ushtrisë turke do të vizitojë Arabinë Saudite për Paktin e Mekës

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, gjenerali Selcuk Bayraktaroglu do të udhëtojë sot në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Takimin e Shefave të Shtabit të Aleancës së Mbrojtjes së Mekës, transmeton Anadolu.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Selcuk Bayraktaroglu do të udhëtojë sot në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Takimin e Shefave të Shtabit të Aleancës së Mbrojtjes së Mekës”, tha në një deklaratë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e vendit.

Nga zyrtarët nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për takimin e planifikuar.

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes në gusht në një samit trepalësh në Mekë, duke u zotuar të forcojnë sigurinë kolektive, të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.