Shembja e urës, mëlçia e një viktime shpëton një jetë në Padova

Një tragjedi e madhe ajo që ka përfshirë të afërmit e viktimave të shembjes së urës “Morandi”, në Genova. Por ka edhe nga ata që kanë pasur forcë të mendojnë për persona të tjerë në një moment kaq të vështirë. Si të afërmit e një të riu që humbi jetën, mëlçia e të cilit ka shpëtuar një tjetër njeri në Padova në pritje të transplantim. Organi i dhuruesit, mbi identitetin e të cilit familja ka kërkuar privatësi, ka mundur t’i japë shpresë një tjetër personi,shkruan gazetashqip.

“Në një moment kaq të madh zemërimi dhe akuzash, familjarët e këtij personi kanë pasur forcë të mendojnë për jetë të tjera dhe ky është një akt i madh altruizmi”, – ka deklaruar për shtypin italian profesor Umberto Cillo, drejtor i Kirurgjisë Hepatobiliare në Qendrën e Transplanteve të Mëlçisë në Poliklinikën e Padovës, i cili me ekipin e tij ka ndjekur rastin në fjalë. Edhe veshkat e viktimës janë dhuruar.

“Il Mattino di Padova” tregoi historinë sipas rrëfimit të operatorëve të Kryqit të Gjelbërt, të cilët cili  natën ndërmjet 18 dhe 19 gushtit kanë përshkruar aksin Padova-Genoa dhe janë kthyer brenda pak orësh.

“Ishte pothuajse mesnatë, kur kam marrë telefonatën. Në televizor kam parë edhe një herë imazhet e tragjedisë së madhe të urës “Morandi”. Ne e dimë punën tonë dhe nuk ka pasur nevojë për shpjegime të mëdha, duhej të niseshim për gjysmë ore dhe të ishim në spitalin e Genova-s. Me shpejtësi. Nuk kishte kohë për të humbur. Kirurgët i njihnim mirë, bëhej fjalë vetëm të hipnim në mjet dhe të niseshim me shpejtësi, me sinjalin e fenelinës të ndezur, – ka treguar një nga shoferët e makinës për transplanto. – Kjo është diçka që unë bëj shpesh, por këtë herë emocioni ishte më e fortë, kishte në zemër një tragjedi kombëtare, me një mision të shpresës për një pacient, i cili kërcënoi të kthehet jetë”.

Të dy shoferët dhe ekipi mjekësor mbërritën në Genova në orën 4 të mëngjesit. “Në orën 10:00 operacioni i heqjes ishte i mbaruar dhe ne u larguam, me mëlçinë nën akull që do të mbërrinte në Padova sa më shpejt të ishte e mundur”, shtoi ai.

Në orën 13.30, mjeti i Kryqit të Gjelbër arriti në Padova. Këtu mjekët ishin gati për të shpëtuar një jetë. Disa orë më vonë veshkat u transplantuan gjithashtu.