Shërbimi i ri i Mozilla përpiqet të fshijë informacionet personale publikuar në rrjetin e zi

Edhe pse kërkesat marrin 7 deri në 14 ditë për heqjen e informacioneve personale, Mozilla tha se nganjëherë mund të mos hiqen fare.

Mozilla prezantoi një shërbim të ri të monitorimit të privatësisë me pagesë quajtur Mozilla Monitor Plus. Për 8.99 dollarë në muaj, Mozilla thotë se do të kontrollojë në mënyrë automatike për informacionin e përdoruesve në 190 sajte të ndryshme kur brokerët shesin informacione që kanë grumbulluar online nga mediat sociale, aplikacionet, gjurmuesit e shfletuesve dhe kudo që informacioni personal gjendet.

Por nuk ndalon këtu sepse do të përpiqet që ta fshijë atë automatikisht. Mozilla ka bashkëpunuar me një kompani quajtur Onerep për të kryer këto skanime dhe dërguar kërkesa për heqjen e informacioneve personale.

Edhe pse kërkesat marrin 7 deri në 14 ditë për heqjen e informacioneve personale, Mozilla tha se nganjëherë mund të mos hiqen fare.

Mozilla do të vijojë të provojë fshirjen e informacionit personal por në disa raste edhe mund tu japë përdoruesve të Plus udhëzime për ti fshirë vetë.

Përdoruesit bazik të Monitor do përfitojnë një skanim falas dhe vetëm një fshirje përmbajtjesh. Disa prej informacioneve personale që mjeti mund të gjejë janë emri, adresa, historiku kriminal, hobim apo shkollën e fëmijëve.

Ky shërbim vjen pasi Mozilla lançoi Firefox Monitor në 2018-ën që më pas u ribrandua në Mozilla Monitor.