Shërbimi me çmim më të lirë dhe me reklama nga Netflix mund të vijë në nëntor

Netflix pritet të lansojë në nëntor planin e tij më të lirë të shërbimit të mbështetur nga reklamat –në mënyrë që të dalë përpara lansimit të nivelit me reklama të Disney+ më 8 dhjetor.

Në korrik, Netflix iu tha investitorëve se po synonte lansimin e planit të mbështetur nga reklamat “rreth fillimit të vitit” 2023.

Por tani, shërbimi me reklama nga Netflix pritet të dalë drejtpërsëdrejti më 1 nëntor në shumë vende, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë, sipas burimeve të industrisë që janë informuar mbi planet e transmetuesit.

Kjo do të ishte pak më shumë se një muaj përpara se Disney+ Basic, me çmim 7,99 dollarë në muaj, të dalë në treg në SHBA.

Netflix nuk pranoi të komentonte. “Ne jemi ende në ditët e para të vendosjes se si të lansojmë një nivel me çmim më të ulët, të mbështetur nga reklamat dhe nuk është marrë asnjë vendim”, tha një përfaqësues i kompanisë.