Shfletuesi Chrome në Android dhe iOS kontrollon për gabime në URL

Funksionaliteti i ri për versionet mobile të Chrome ishte premtuar që në fillim të vitit kur Google lançoi të njëjtin komponent për kompjuterët.

Google Chrome në iOS dhe Android do të kontrollojë për gabime të mundshme në URL duke sugjeruar korrigjime.

Funksionaliteti i ri për versionet mobile të Chrome ishte premtuar që në fillim të vitit kur Google lançoi të njëjtin komponent për kompjuterët.

Google thotë se identifikuesi i gabimeve në URL do të ndihmojë njerëzit me disleksi. Megjithatë edhe pas përditësimit të Chrome, duket se funksionaliteti nuk është ende aktiv ndërsa nuk po korrigjion asgjë.

Kur të jetë aktive do të mbrojë njerëzit nga gabime të tilla të cilat mund ti çojnë në sajte të dyshimta nëse kanë vendosur aksidentalisht URL-në e gabuar.

Së bashku me Chrome, Google lanço edhe disa përditësime për Google Maps siç janë etiketat për identifikimin pronarëve të bizneseve, Lens in Map dhe informacion rreth navigimit tranzit për njerëzit me aftësi të kufizuara që përdorin karrige me rrota.